Bota Food & Drink Health & Beauty

Kafja zvogëlon rrezikun e përsëritjes së kancerit të zorrëve, studim!

Njerëzit që pinë dy deri në katër filxhanë kafe në ditë kanë një rrezik më të ulët të përsëritjes së kancerit të zorrëve, sipas një studimi të ri shkencor të botuar në Revistën Ndërkombëtare të Kancerit. Studiuesit britanikë dhe holandezë studiuan 1719 njerëz me kancer në zorrë dhe zbuluan se ata që pinin të paktën dy filxhanë kafe në ditë kishin një rrezik më të ulët të përsëritjes së sëmundjes.

Në mënyrë indikative, pjesëmarrësit e hulumtimit që pinin të paktën pesë filxhanë në ditë kishin 32% më pak gjasa të zhvillonin përsëri kancerin e zorrëve, krahasuar me ata që pinin më pak se dy filxhanë. Në të njëjtën kohë, nivelet më të larta të konsumit të kafesë duket se janë të lidhura me shanset e një pacienti për të mbijetuar, ndërsa në lidhje me rrezikun e rikthimit, ata që kanë pirë të paktën pesë filxhanë panë mundësinë e tyre për vdekje të ulet me 29%.

“Fakti që ky studim tregon se pirja e tre deri në katër filxhanë kafe mund të zvogëlojë gjasat e përsëritjes së kancerit të zorrës së trashë është interesant”,-tha udhëheqësi i ekipit hulumtues, Dr.Ellen Kampmann. Mark Gander, bashkautor i studimit theksoi nga ana e tij se gjetjet janë befasuese, pasi ne nuk e kuptojmë vërtet pse kafeja ka të tilla efekte në pacientët me kancer të zorrëve. Ato janë gjithashtu shumë premtuese, pasi mund të tregojnë një mënyrë për të përmirësuar prognozën dhe mbijetesën e pacientëve me kancer të zorrëve.

Kafja për një kohë të gjatë është njohur dhe ka qenë prezente në ambientin e punës, por tani mund t’ju ndihmojë ta maksimizoni sasinë e yndyrës që e digjni gjatë një seance ushtrimesh, si dhe ta rrisni performancën atletike. Ekspertët thonë se duke pirë një gotë kafe 45 minuta para ushtrimeve nënkupton se kur filloni ushtrimet efekti është më i madh.

Ekspertët thonë se kafja ndikon në rritjen e performancës për shkak se ka të njëjtin përbërës aktiv sikurse suplementet para-ushtrimore; kafeinën. Si stimulues, kafeina është dëshmuar se rrit performancën atletike dhe rrjedhimisht pirja e kafes mund t’ju ndihmojë të humbni peshë dhe të ndërtoni muskuj më shpejt. Megjithatë, përveç kafes, ekspertët e nutricionit rekomandojnë që edhe të ushqeheni mirë para stërvitjeve. Ekspertët nuk rekomandojnë që të konsumoni më shumës se 400 miligramë kafeinë në ditë.