Një studim ka treguar se njerëzit që pinë kafe të zezë të hidhur pa sheqer kanë më shumë gjasa të shfaqin tipare të personalitetit antisocial. Hulumtimi u krye në Universitetin e Insbrukut dhe përfshinte 500 gra dhe burra. Shkencëtarët besojnë se njerëzit që pinë kafe pa sheqer dhe pëlqejnë shijet e hidhura kanë karakteristika jo edhe aq të pëlqyeshme për të gjithë.
Ekspertët zbuluan se njerëzit që preferojnë pije me shije të hidhur, si kafeja e zezë pa sheqer ose toniku, kanë më shumë gjasa të zhvillojnë shenja të makiavelizmit, sadizmit dhe narcizmit, që do të thotë se ata janë më të prirur ndaj tradhtisë, manipulimit, egoizmit ose kënaqen me vuajtjet dhe dhimbjet e të tjerëve. Të paktë këtë treguar rezultatet e studimit. Ndërkaq, njerëzit bashkëpunues, empatikë dhe të sjellshëm nuk ishin të prirur ndaj ushqimeve dhe pijeve të hidhura.
Studime të shumta që janë kryer më parë kanë treguar se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis asaj që hamë dhe asaj se si na shohin të tjerët. Rezultatet e një studimi të mëparshëm treguan se njerëzit që pëlqejnë ushqimet e ëmbla kanë një shans më të lartë që të tjerët t’i shohin si të këndshëm dhe simpatikë.
Shumë prej nesh nuk mund ta nisin ditën pa një filxhan kafe. Por kafeja mund të bëjë më shumë sesa thjesht të na zgjojë dhe të na japë energji. Në fakt, zakoni i përditshëm i pirjes së kafesë mund të jetë veçanërisht i dobishëm nëse po përpiqeni të hiqni kilogramët e tepërt nga zona e barkut.