Food & Drink Health & Beauty

Kafeina mbron lëkurën nga melanoma dhe rrezet e diellit!

Dielli është një nga burimet më të mira të vitaminës D.

Megjithatë rrezet e diallit arrijnë të depërtojnë deri në shtresat më të thella të lëkurës tuaj dhe ta dëmtojnë atë duke shkaktuar plakje të parakohëshme, shtim të nishaneve apo kancer të lëkurës. Për t’u mbrojtur nga to egzistojnë një sërë mënyrash. Së fundmi një studim italian tregon për vetitë që kafeina ka në mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e dëmshme të diellit. Kafja është një ndër pijet më të pasura me kafeinë dhe në këtë rast mund të përdoret si një medikament i mirfilltë sipas ekspertëve.

Studimi i sapo publikuar nga ekspertët e Institutit të Lartë të Shëndetit në Itali në bashkëpunim me Universitetin Tor Vergata dhe Institutit të Dermologjisë në Romë, tregon për lidhjen e fortë që kafeina dhe tumore si melanoma kanë. Sipas tyre kafeina ka një rol mbrojtës ndaj qelizave tumoriale që shkaktojnë melanomën. Enzima që ka rol kyç në këtë parandalim quhet tirosinasi dhe gjendet me shumicë tek kafeina.

Në këtë rast tirosinasi, funksionon si një filtër mbrojtës për lëkurën dhe ngadalëson prodhimin e melekulave të cilat mund të jenë tumoriale. Kafeina mbron jo vetëm lëkurën e ekspozuar në diell nga plakja, por edhe nga dëmet afatgjata siç janë efektet direkte në AND. Ky studim tregon për rolin e rëndësishëm që kafeina ka ndaj mbrojtjes nga dielli, por edhe në forcimin e sistemit mbrojtës. Sipas ekspertëve efekti i kafeinës ëhstë i drejtpërdrejtë vetëm tek qelizat e dëmshme të cilat shkaktojnë tumore si melanomat.

Rezultatet e këtij studimi nuk tregojnë se duhet të konsumoni më shumë kafe. Nuk këshillohet që ta shikoni shtimin e kafeinës si një mënyrë për të mbajtur larg tumoret e lëkurës, pasi mund të përjetoni efekte të tjera anësore. Studimet e fundit konfirmojnë se kafeja është një aleat kundër plakjes së lëkurës falë vetive të saj antioksiduese dhe anti-inflamatore.

Ky studim donte të fokusonte vëmendjen tek efektet që mund të kenë disa pije, si kafeja, alkooli dhe pijet me sheqer, në plakjen e lëkurës së fytyrës. Duke konfirmuar efektet e dobishme të kafesë në shëndetin estetik, studimi i publikuar në Journal of Cosmetic Dermatology, theksoi se si kjo pije mund të jetë një aleat i fuqishëm për ngadalësimin e plakjes së lëkurës. Kjo është pikërisht arsyeja pse kafeja konsiderohet si pija perfekte kundër plakjes.