Ismail Kadare dhe vepra e tij nuk i përket vetëm Shqipërisë, por të gjithë Fondit Kulturor e Shkencor Botëror. Me këtë vlerësim, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi shkrimtarit të madh titullin më të lartë të shtetit shqiptar: “Dekorata e Flamurit Kombëtar”. Vetë Kadare e cilësoi këtë vlerësim jo për të, por për të gjithë kulturën shqiptare.