Food & Drink Lifestyle

Ka vetëm një arsye pse njerëzit refuzojnë të lënë cigaren…

Konsumuesit e rregullt të cigareve janë të shumtë dhe shpesh është shumë e vështirë që të heqin dorë nga përdorimi i saj për arsye të ndryshme, por kryesorja sipas një studimi të realizuar së fundmi është shtimi në peshë. Dihet që konsumi i rregullt i cigareve ndikon në rënien në peshë, por kjo vjen bashkë me një sërë problemesh shëndetësore. Kur një individ e le cigaren, nis të shtojë kile, pasi ka shtim oreksi.

Megjithatë studiuesit shpjegojnë se kjo nuk duhet të kushtëzojë askënd. Pasi lini cigaren është koha e duhur për të humbur kile nëse i kombinoni me ushqim të mirë dhe ushtrime fizike të rregullta. Prandaj kijeni parasysh këtë këshillë, pasi benefitet nga lënia e saj janë më të mëdha se nga pirja. Pirja e duhanit është një nga shkaqet më të mëdha të vdekjeve dhe sëmundjeve.

Ky zakon mund të çojë në komplikime shëndetësore, por studimet e reja kanë sugjeruar se mund të ketë gjithashtu një ndikim negativ në marrëdhëniet tuaja. Sipas një studimi të mbi 2000 duhanpirësve, gjysma e tyre e fshihnin këtë zakon nga të dashurit e tyre. Por këto janë 5 hapat që do t’ju ndihmojnë të hiqni dorë nga cigarja.

Ndërkaq, Zelanda e Re ka ndaluar shitjen e duhanit për brezat e ardhshëm. Ministrja e Shëndetësisë Ayesha Verall deklaroi, se duan të sigurohen që të rinjtë mos të konsumojnë produktet e duhanit në të ardhmen. Profesori i Universitetit të Otagos Janet Hook mendon, që vendimi do ndikojë që të rinjtë të jenë më pak të varur nga nikotina dhe të mos konsumojnë produkte të dëmshme për organizmin.

Ndërkaq, sipas një studimi të ri, pavarësisht se pijnë më pak cigare, gratë e kanë më të vështirë sesa meshkujt lënien e saj.