Së fundmi, ylli televiziv Kim Kardashian ka shprehur se do të hiqte dorë nga karriera e saj televizive nëse do të fokusohej në të qenit avokate me kohë të plotë. Kim shprehur dëshirën për të qenë e angazhuar në rolin e saj si avokate. Kur u pyet nga moderatorja Poppy Harloë, Kim tha:
Do të isha po aq e lumtur të isha një avokate me kohë të plotë. Ka shumë gjëra që janë gjithmonë në TV dhe shumë që janë gjithmonë atje jashtë, por mendoj se miqtë e mi dhe familja ime e dinë se ne vërtet e pëlqejmë shumë kohën tonë private.
42-vjeçarja, shtoi se shpreson që luftimi i padrejtësive në sistemin e burgjeve të vendit do të jetë vepra më kuptimplote e jetës së saj.
Unë gjithmonë bëj shaka me nënën time duke i thënë se do të bëhem avokate. Unë do të shpenzoja plotësisht më shumë kohë duke e bërë këtë, me kamera ose pa kamera.
Gjithsesi, Kardashian tregoi se rrugëtimi për t’u bërë avokate i ka hapur sytë dhe mendon se ka shumë për të bërë. Rikujtojmë, se sozia e Kim Kardashian, Christina Ashten Gourkani, ka ndërruar jetë pasi pësoi një atak kardiak pas një operacioni plastik. Influencuesja 34-vjeçare, e cila kishte një numër të madh ndjekësish në Instagram ishte e famshme për shkak të ngjashmërisë së jashtëzakonshme me një nga personazhet më të njohura të SHBA-së, Kim Kardashian.