Në episodin e dhjetë të podcastit “Fol me Anila Hoxhën” është trajtuar tema e lënies së testamentit, problemet që hasen dhe trajtohet gjithashtu efekti i një vendimi të Gjykatës Kushtetuese që urdhëron Kuvendin të ndërhyjë në Kodin Civil sa i përket rrethit të përfituesve të testmentit, kur një testator lë testamentin.
Dhoma kombëtare e Noterisë pranon se për tre vjet 15 351 shtetas, kanë lënë testamentin e tyre pranë notëreve, që janë të pahapur dhe depozitime. Në një ndërgjegjësim të tillë, fakt është që në ky akt është më i kundërshtuari në gjykata nga trashëgimtarët, njëlloj si edhe për rastet e heqjes dorë nga trashëgimia ligjore që konsiderohet nga pasardhësit si e falsifikuar dhe e pavlefshme. Një histori të tillë në gjykata po kalon Hava Agallari, e cila këmbëngul se nëna e saj nuk ka hequr dorë nga trashëgimia.
Pjesë nga intervista:
Anila Hoxha: Hava, përshëndetje.
Hava Agallari: Përshëndetje.
Anila Hoxha: Cili është testamenti që ka lënë nëna jote?
Hava Agallari: Testamenti që ka lënë nëna ime është që, m’a ka lënë vetëm mua testamentin.
Anila Hoxha: Dhe çfarë shprehte aty?
Hava Agallari: Ajo pohonte me gojën e saj se pjesën time takuese ia lë vajzës time Hava Agollarit.
Anila Hoxha: Sepse?
Hava Agallari: Sepse kjo më ka shërbyer. Kjo ka fëmijë më shumë, kjo është më keq nga ekonomia dhe kjo është pa shtëpi.
Anila Hoxha:E kundërshtuan fëmijët e tjerë ?
Hava Agallari: Jo.
Anila Hoxha: Ranë dakord me testamentin?
Hava Agallari: Po.
Anila Hoxha: Pra, ishte e pakundërshtueshme. Nuk ngritën asnjë dyshim.
Hava Agallari: Po.
Anila Hoxha: Testamentin e shkroi vetë apo e shprehu dëshirën para noterit?
Hava Agallari: Jo, e ka shprehur para noteres.
Anila Hoxha: Si e firmosi?
Hava Agallari: Me anë të gishtit. Se ajo nuk dinte shkrim dhe këndim. Bëri gishtin me bojë.
Anila Hoxha: Mbasi u shpreh që “ia lë vajzës time sepse ajo po më mban, ajo nuk është mirë nga ekonomia….”.
Hava Agallari: Po.
Anila Hoxha: Dhe ti u bëre pronare në bazë të këtij testamenti. Por, ndërkohë ju keni probleme si fëmijë, për një të drejtë trashëgimie, prej të cilës nëna jote ka hequr dorë si trashëgimtare. Është e vërtetë kjo?
Hava Agallari: Jo, nuk është fare e vërtetë. Nëna ime nuk ka hequr dorë në asnjë moment, në asnjë sekondë sepse ajo shkrim dhe këndim nuk dinte njëherë. Dhe të gjithë këta kanë marrë pjesë, ndërsa nëna ime që ishte jetime e hoqën nga prona.
Anila Hoxha: Ishte nga një martesë tjetër nëna jote?
Hava Agallari: Ishte, nga një martesë tjetër. Në asnjë lloj dokumenti nëna nuk ka firmosur. Biles në këtë dokument që ka, ka edhe një prokurë ku aty shënohen mbiemrat e tjerë, nuk është mbiemri i nënës time.
Anila Hoxha: Ti je drejtuar prokurorisë dhe kërkon që kjo çështje të hetohet. Në çfarë rezultati doli prokurorie?
Hava Agallari: Prokuroria doli në rezultatin që ne do t’a mbyllim se vdiq personi që ka falsifikuar dhe personi që ia ka marrë pjesën, se pjesën ky ia ka marrë, pra daja im, vëllai i nënës, për babë.
Anila Hoxha: Në çfarë faze je? Ku gjendet çështja jote në gjykatë, në prokurori? Sa do t’a vazhdosh këtë betejë?
Hava Agallari: Unë do të vazhdoj deri në fund, derisa të arrij atë që nëna ime m’a ka lënë amanet.
Anila Hoxha: Cili është amaneti që iu ka lënë nëna? Se të pashë që u preke?
Hava Agallari: “Ty të kam djalë dhe dua që problemet e mia të mi zgjidhësh deri në fund. Unë djalë nuk pata dhe të kam ty djalë”.
Anila Hoxha: Cilat ishin këto probleme që nëna donte t’i zgjidhte?
Hava Agallari: Ja, kjo e pronësisë. Sepse unë isha në punë. Fëmijët i kisha të vegjël, ndihej e përjashtuar. Me prek, sepse nëna ime ishte shumë e vuajtur dhe kaloi një sëmundje të rëndë, kohët e fundit kaloi në sklerozë.
Anila Hoxha: Ndaj thua që nëna nuk e ka firmosur dëshminë?
Hava Agallari: Këto punë i kanë bërë fshehurazi. Unë nuk kam ditur gjë. Se, kur bëhen dokumentat, një dokument do t’a kem unë patjetër. Unë nuk disponoj asnjë lloj dokumenti për atë. Nëna iku.
Anila Hoxha: Tani je në gjykatë?
Hava Agallari: Po, jam në apel. Kam shkuar, jam interesuar, jo tek zyra e noterëve, jo tek noterët, gjithandej. Kam shkuar në bashki që nëna ime nuk kishte bërë tërheqje. Kam shkuar edhe tek noterja. Ajo më tha “shko tek hipoteka, shko, tha se nuk është regjistruar akoma”.
Anila Hoxha: Për ty është e rëndësishme që të njihesh si trashëgimtare sepse bëhet fjalë për një trung familjar. Çfarë rëndësie tjetër ka, kjo dëshmi trashëgimie që nuk është firmosur nga nëna juaj e ndjerë?
Hava Agallari: Sepse atë e ka marrë dikush tjetër. E ka marrë vëllai i saj, që vëllai i saj tani ka ndërruar jetë, po kjo nuk dmth. që dikush e gëzon pronën e saj.
Anila Hoxha: Ndërkohë si i keni marrëdhëniet me të afërmit nga nëna? Komunikoni?
Hava Agallari: Tani jo. Tani që ne kemi kërkuar, tani që unë kam kërkuar, se unë jam bërë shkak i çdo gjëje, nuk flasin.
Anila Hoxha: Po pse?
Hava Agallari: Po nuk duan. Se po të jetë puna ashtu, ndarja mund të bëhet shumë bukur. “Të takon ty vajza e hallës, babai im vdiq, nëna jote vdiq, të takon. Kjo është e jotja, kjo është e imja”. Ndërkohë që ai ka marrë dy hyrje, dy apartamente, dy dyqane, dy garazhde, dmth. Pjesën e mamasë time dhe pjesën e vet. Ai mirë është që t’i bëj ysmet pjesën së vet, të babait të tij dhe unë të nënës time, pse jo. Mua nëna ime më ka vdekur në mes të ujit se çfarë binte jashtë u fuste brenda. Mamaja ishte shtrirë aty, mirëpo nuk do t’ia dijë njeri. Ai i kishte bërë planet. Unë nuk i dija planet e tij. Sepse nuk më doli asnjëherë në skenë, që të më thoshtë këtu – këtu puna.
Anila Hoxha: Tani që ke mësuar se çfarë është testamenti dhe çfarë është dëshmia e trashëgimisë, vetë ke përgatitur një testament për fëmijët e tu?
Hava Agallari: Jo, nuk kam përgatitur, të them të drejtën. Sepse nuk kam mbaruar punë që çdo gjë të jetë e imja dhe pastaj çdo gjë t’a ndaj.
Anila Hoxha: Sa i rëndësishëm është ky dokument? Tani që ke testamentin e nënës dhe e ruan, e ke regjistruar diku? Ku e ke çuar?
Hava Agallari: Dokumentin e ruaj aty. Është i regjistruar në hipotekë.
Anila Hoxha: Të tha vetë nëna “hajde të shkojmë që të t’a kaloj ty”?
Hava Agallari: Po, po. Ishte në gjendje, ishte mirë.
Anila Hoxha: Çfarë të tha?
Hava Agallari: “Do t’a lëj ty sepse këtu u pleqërova unë dhe babai yt. Edhe do t’a lëj ty”. Unë kam punuar 41 vjet, më janë njohur 36 vjet.
Anila Hoxha: Çfarë ke punuar?
Hava Agallari: Në agjenci funerale.
Anila Hoxha: Kur mësove që nëna kishte hedhur dorë nga trashëgimia, fillimisht e besove apo nuk e besove fare?
Hava Agallari: Që ka hequr dorë?! Absolutisht, që nuk e besova. E njoh shumë mirë nënën time. Ajo të bënte copë për ne. Ajo për mua jetën jepte. Unë kur vija nga puna më dilte tek porta(qan), “t’a ndjeva erën thoshte. Ta ndjeva erën”. Çfarë të bëj?!
Anila Hoxha: Gjithçka është false dhe ju nuk keni asnjë mundësi si të hetohen këta persona, ngaqë kanë ndërruar jetë apo…?
Hava Agallari: Unë si kam parë ndonjëherë në derë ata. Nënën time se shikonin një herë, ka qenë e vuajtur, jetime. E martuar 13 vjeçe. E ka rritur gjyshja ime.
Anila Hoxha: Të kishte lënë amanet?
Hava Agallari: “Çdo gjë timen, të m’i dalësh zot ti”, më thoshte gjithmonë. Gjithmonë.
Anila Hoxha: Pse t’a thoshte këtë gjë? Si ka mundësi?
Hava Agallari: Sepse isha më e vogla, isha në shkollë, të tjerat ishin të martuara.
Anila Hoxha: Po prapë është e vështirë që ti ke njerëzit e mamasë tënde dhe pse ajo u rrit jetime dhe të jeni në këtë luftën e pazgjidhur? Apo janë çështje të pazgjidhura ndër vite dhe pastaj kulmojnë këtu tek testamenti?
Hava Agallari: Çfarë të të them?! Ligji duhe të veprojë për këto gjëra. Secili duhet t’i japi atë që i takon. Se më takon mua, pse t’a marri ai tjetri. Ose i takon atij pse ta marr unë?! Është e atij.
Anila Hoxha: Faleminderit.