Aktorja e njohur Gwyneth Paltrow është shfaqur për herë të parë në gjykatë, ku përballet me akuzën e sulmit fizik. Sipas prokurorisë, aktorja ka goditur një doktor të syve në pension, në pistën e skive, duke i shkaktuar atij dëmtime në tru dhe thyerje të brinjëve. Por aktorja i mohoi akuzat në gjykatë, duke thënë se në atë moment, ka qenë e hutuar dhe gjithçka që ndodhi ishte një aksident.
Bëhet fjalë për një ngjarje të vitit 2016, për të cilat avokati i aktores thotë se po shfrytëzohen sot për të dëmtuar imazhin e saj. 76-vjeçari Sanderson kërkon një dëmshpërblim prej 300 mijë dollarësh, shumë më pak nga 3.1 milionë dollarë që kishte kërkuar më herët, ndërsa aktorja 50 vjeçare, fituese e çmimit Oscar, kërkon vetëm 1 dollar shpërblim, për dëmin në imazh që i është shkaktuar këto vite, plus tarifat e gjyqit.
Ndërkaq, vendimi i aktores për t’u larguar për një kohë nga Hollywood nuk është pritur fare mirë nga ndjekësit e saj. Së fundmi, aktorja dhe sipërmarrësja është fokusuar në markën e saj të stilit të jetesës Goop, përmes së cilës rekomandon produkte dhe këshilla për një mënyrë jetese të shëndetshme. Mirëpo, jo vetëm që nuk i bind ndjekësit, por shumë prej tyre i shprehin dyshimet e tyre me komente. Dëshmi për këtë është video e fundit që ajo ka postuar në llogarinë zyrtare të Goop Instagram.