Jada Pinkett Smith së fundmi ka sqaruar marrëdhënien e saj me Will Smith, duke theksuar se ajo nuk e tradhtoi atë pavarësisht lidhjes së saj të bërë publike me August Alsina. Ajo mbrojti veprimet e saj gjithashtu iu referua edhe diskutimit të saj të mëparshëm për Alsina në emisionin e saj tashmë të anuluar “Red Table Talk”. Në lidhje me këtë situatë ajo u shpreh në TalkShopLive se:
Unë thjesht kam nevojë që njerëzit të dinë, OK, unë nuk e tradhtova Will Smith. Pa marrë parasysh se sa i trishtuar ai dukej në atë tryezë.
Gjatë një episodi të “Red Table Talk”, Jada kishte përmendur se ajo dhe Smith kishin vendosur të ndaheshin për një periudhë, por në një intervistë të fundit për NBC news, ajo zbuloi se ata tashmë ishin ndarë prej vitesh. Pavarësisht vështirësive të tyre martesore, Pinkett Smith u shpreh se ajo dhe Will tani janë në një “vend vërtet të bukur”. Ajo theksoi se ata kanë kaluar një periudhë ndarjeje dhe kanë ardhur në një hapësirë të dashur dhe paqësore në marrëdhënien e tyre.
Jada, në fillim të të 50-ave, pranoi se presioni dhe perceptimi publik kishte ndikuar më parë në vendimin e tyre për të qëndruar së bashku. Megjithatë, ata e kuptuan se nuk ishte një qasje realiste dhe që atëherë kanë punuar për shërimin dhe gjetjen e rrugës së tyre të përbashkët drejt një partneriteti të duhur.
Ka kaq shumë dashuri mes nesh. Gjëra të ndryshme kanë ndodhur gjatë dy viteve të fundit dhe Will dhe unë kemi bërë shumë përparim së bashku. Dhe, ju e dini, ne kemi bërë rrugën tonë për t’u rikthyer në këtë hapësirë të bukur dashurie mes nesh, dhe ne jemi familje, dhe ne po e kuptojmë atë, dhe është bukur ta kuptojmë atë. Ishte e bukur.