I ftuar në emisionin “Back to the Beginning” me Kozeta Kurtin këtë javë ka qenë Gjergj Kaçinari. Një artist i cili ka zbuluar më shumë detaje nga karriera e tij artistike dhe në lidhje me albumin e ri dhe mënyrën e veçantë që ka zgjedhur për ta promovuar.
Cili ke pasur dëshirë të ishte dhe a je më ai që ke pasur dëshirë të ishe?
Gjëja më e rëndësishme për mua është që kur të dëgjoj këtë që po bëj sot pas 10 apo 20 vitesh të mos më vijë zor por të jem krenar për gjërat që kam bërë.
Artisti zbuloi se kur ka qenë i vogël kur shikonte koncertet e grupit “Metallica” mendonte me vete se si ato kishte dëshirë që të bëhej.
Sipas Gjergj Kaçinarit a ka qenë një model edhe promovimi i albumit së bashku me formën, vendin, performancën dhe detajet e perosnalizuara një paketë tek e cila ai është bazuar apo i ka parë diku?
Kam parë që nuk mbetet vetëm me aq pra një promovim albumi vetëm me një performancë të atyre këngëve edhe kaq. Kompletimin kam dashur që ta bëj të të gjithë aksesorëve, paketës së pikturës së madhe sepse për më tepër kjo ka qenë një gjë jo spontane. Në kokën time ka tetë vite që bluhet dhe pres momentin. Në këtë rast kam akumular aq shumë dhe prandaj dua të maksimizoj çdo gjë.
Ndër të tjera ai shtoi se është fans shumë i madh i muzikës ‘country’.
Dalja ime e parë televizive ka qenë me një këngë ‘country’.
Mendon artisti se ky mund të quhet viti i tij?
Mendoj se po.
Ndër të tjera ai shtoi se:
Ridimensionimi është fjala më e gjetur, është një pikëpamje ndryshe e çdo gjëje absolutisht. Më vjen shumë mirë që më është përplasur çdo gjë në të njëjtin moment. Të shton përgjegjësinë për të bërë gjëra akoma dhe më të menduara. Unë kurrë nuk ka bërë diçka që të them ‘varja’. Jam munduar që çdo gjë ta bëj me një lloj përgjegjësie.