Mbrëmjen e djeshme në ceremoninë e çmimeve Oscar ndodhi një incident aspak i zakontë mes aktorit Will Smith dhe komedianit Chris Rock. Në fillim u mendua se ishte e gjitha një shaka, por jo. Smith nuk i mbajti dot nervat kur gjatë prezantimit të dokumentarit më të mirë fitues, komediani bëri një batutë për prerjen shumë shkurt të flokëve nga Jada Pinkett Smith, bashkëshortes së Will-it, e cila vuan nga alopecia, sëmundje autoimune që shkakton rënien e flokëve. Will u çua nga vendi ku qëndronte i ulur dhe iu drejtua skenës ku grushtoi kolegun.
Kjo ngjarje u bë menjëherë virale dhe ishte aktorja e njohur Nicole Kidman e cila me reagimin e saj është bërë meme në rrjetet sociale. Një foto e 54-vjeçares që dukej e tronditur në shfaqjen e çmimeve u bë shpejt virale në Twitter, me fansat që komentuan se reagimi i saj ishte universal. Dikush shkroi se:
Nicole Kidman duhet të fitojë Oscar-in për reagimin më të mirë ndaj Will Smith që godet me shuplakë Chris Rock.
Pas incidentit befasues, #whatjusthappened’ filloi të bëhet trend në Twitter, me një person që komentoi:
Të gjithë ishim Nicole Kidman në atë moment.
https://twitter.com/mauli_adam/status/1508281009200300036?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1508281009200300036%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.latestly.com%2Fsocially%2Fentertainment%2Fhollywood%2Foscars-2022-nicole-kidmans-jaw-dropping-reaction-to-will-smith-punching-chris-rock-at-the-awards-night-is-a-must-see-3522564.html
Rikujtojmë se Smith, shokoi audiencën e mbushur me yje dhe fansat e filmave kur doli në skenë dhe goditi Rock-un, i cili po jepte çmimin për dokumentarin më të mirë. Më pas, Will kërkoi falje dhe këtë e bëri në fjalimin e pranimit të Oscar-it si aktori më i mirë në filim “King Richard”, në këtë rast të Richard Willimas, babai i dy tenisteve legjendare Venus e Serena Williams.
Ndërkohë, Chris Rock nuk ka bërë denoncim në polici për atë që ndodhi me aktorin, të paktën deri tani, pra Will nuk do të arrestohet për episodin e parë nga miliona njerëz në botë. Por, Rock ka 6 muaj kohë që të ndryshojë mendim. Në rast denoncimi, fituesi i Oscar-it mund të dënohet deri në 6 muaj burg dhe gjobë deri në 100 mijë dollarë.