Celebrities Gossip Showbiz

Ka shkuar tek familja në Amerikë, Luiz Ejlli poston foto me motrën e tij!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre.

Jo vetëm në Shqipëri, por ditët e fundit Luizi ka zhvilluar disa koncerte në SHBA. Përveç koncerteve dhe projekteve të tjera atje, Luizi ka gjetur kohë që të takoj familjen e tij, e cila jeton në Amerikë prej disa vitesh. Këtë na e ka treguar së fundmi duke postuar në Instastory një foto me motrën dhe kunatin e tij. Dihet tashmë se motra, kunati, mbesat dhe nëna e tij jetojnë në Amerikë dhe ndër ta e vetmja që nuk u bë pjesë e surprizave të “BBV2” ndryshe nga pjesa tjetër e familjes, të cilët bënë një dalje publike, ishte motra e tij.

Familja ime është jeta ime dhe gjithçka tjetër vjen e dyta për sa i përket asaj që është e rëndësishme për mua

Gjatë qëndrimit të tij në SHBA, këngëtari ka pozuar pranë një makine ku shkruan “Fast and Furious”. Në këtë postim nuk ka munguar komenti i partneres së tij Kiara Titos, e cila në formë batute i ka shkruar atij që ka harruar patentën në shtëpi.