Fenomeni “Përputhen +40” po rezulton që të jetë edhe më i komentuar në rrjetet sociale se sa “Për’puthen” rinore. Me përfundimin e kësaj të fundit, në ekranin e “Top Channel”, “Përputhen +40” ka filluar që të jetë e pranishme çdo pasdite. Një nga personazhet më të komentuar ka qënë sigurisht dhe 65-vjeçarja nga Fieri, më energjike se të gjithë të rinjtë 20-vjeçarë, Luljeta Nallbani.
Ditën e djeshme ka qënë pikërisht emri i saj në një debat në studio që ka tërhequr vëmendjen. Giuseppe, një nga konkurentët me të cilin Luljeta ka zgjedhur që të bëjë dhe takime romantike, u revoltua keq me të. Ai tha se 62-vjeçarja e ka ofenduar keq në “Tik Tok”. Beqari italian u shpreh se Luljeta ka thënë se ai nuk ka lekë dhe nuk ka as shtëpi. I acaruar, Giuseppe deklaroi se konkurrentja ka rënë shumë poshtë me veprimet e saj.
Më ka sharë, ka thënë Giuseppe është copë-copë, nuk kishte lekë, rrinte në Itali, këtu erdhi copë-copë për të gjetur një shtëpi, se nuk ka shtëpi. O të lutem mbaje gojën, kush je ti? Ajo tani është bërë si qilimi para dere, për të fshirë këmbët. Ka rënë shumë poshtë. Nëse do ta bëjë për klikime, pse me mua? Unë e kam respektuar.
Ndërkohë rikujtojmë se, deklaratat e Luljetës gjithmonë bëjnë bujë. Së fundmi ajo ka shprehur dhe mendimin e saj për politikanët shqiptarë që i duken tërheqës. Megjithatë, duket se rrugëtimit në “Përputhen +40” i erdhi fundi për arsye pamundësie nga ana e saj.