Celebrities Gossip Showbiz

“Ka rënë në dashuri…”, Ledjona Xheladinaj i nxjerr sekretin ish-banorit të “BBV3”?

Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.

Ish-banori Elvis Myrta ka bërë së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në “Instagram”, të cilët i kanë vënë në dukje se nuk e kanë parë me Ledjona Xheladinajn.

“Po s’të kam parë me Ledjonën o la”, i ka shkruar një fans, të cilit Myrta i është përgjigjur duke etiketuar ish-banoren:

“Ledjona Xheladinaj ke ndonjë përgjigje?

Ish-banorja Ledjona Xheladinaj së fundmi ka postuar një video në rrjete sociale teksa duket duke vrapuar nëpër ambjentet e Top Channel shumë e lumtur. Nga ajo që Ledjona ka shkruar në postim duket se po paralajmëron se së shpejti do të jetë pjesë e një projekti televiziv në Top Channel.