Celebrities S’e Kam me Ty

Ka raportuar që nga fillimi pandeminë në vend, Alma Demiraj tregon mes lotëve humbjen e prindërve brenda pak ditësh!

E ftuar sot në emisionin “S’e Kam me Ty” në Top Albania Radio ka qenë Alma Demiraj. Një figurë e njohur tashmë prej vitesh gazetarja ka zbuluar se ka nisur punën e saj që prej vitit 2001 dhe nuk ka lëvizur më nga Top Channel dhe ka ndarë detaje në lidhje me pasionin e saj si gazetare terreni.

Alma ka treguar se situatat e vështira gjithmonë kanë qenë mjaft sfiduese për të por duke u ndalur tek pjesa e tërmetit kur duhej që të raportonte ku tregoi se ka qarë dhe nuk ka arritur ta mbante dot veten. Ndër të tjera ka shtuar se:

Covid-19 është një tjetër histori e dhimbshme me dramat e veta, nuk di ta përshkruaj sepse ishte edhe shumë e panjohur. Ndonëse në rastet e tjera ti kishe informacion dhe ishe e kujdesshme çfarë do të transmetoje në Covid ishte e panjohur situata për të gjithë. Për mjekët, për pushtetarët, për çdo iniciativë që ndërmerrej. 

Alma tregoi se gjatë 2020-2021 ka raportuar nga spitali i Infektivit rreth situatës për Covid-19 në vend. Dhe momenti i saj më i vështirë ka qenë ndarja nga jeta e prindërve brenda pak ditësh. Mes lotësh dhe me zërin që i dridhej, ajo tregoi:

Kur unë u futa edhe në spitalin Covid, kjo ishte para se mua të më ndodhte fatëkeqësia dhe të humbja të dy prindërit e mi. Aty shikoje njerëz që ishin në oksigjen dhe sy të venitur që i mbaj mend edhe sot e kësaj dite dh na shihte si shpresë. Atë ditë kam dalë sa e tronditur por duhet t’i jepja edhe kurajo vetes. 

Ndërkohë pas disa ditësh më infektohet mamaja ime që vazhdoj dhe pyes se ku e infektova unë edhe pse është e kotë. Kështu me radhë infektohet tim atë që e kisha të sëmurë, im shoq sepse unë shkoja dhe e vendosa që do t’i shërbej sepse ishin vetëm. 

Ajo shtoi më tej se:

Unë kisha dy prindërit në Tiranë që kishin ardhur të më ndihmonin për të rritur dy binajkët e mi në fakt. Nuk i kisha vëllezërit këtu dhe në momentin e parë që e mora vesh se mamaja ishte infektuar me Covid thashë do t’i shërbej unë. Kujdesesha dhe shkoja unë, eci mirë deri në ditën e nëntë dhe nuk e mendonte askush. 

Doja që të ruaja babain në fakt sepse e kisha edhe me diagnoza të tjera, kisha shumë frikë nëse babi do më prekej do ma merrte dhe isha disi e përgatitur ndërsa ime më nuk kishte asnjë diagnozë. Ishte edhe e shëndetshme. Ishim të gjithë sëmurë dhe vrapoja me optimizmin për ta kaluar. Në fakt nuk e patëm atë fat.