Princi William ka thënë se viti që po lëmë pas ka qenë “brutal” për të, pasi Mbreti Charless III dhe Kate Middleton u diagnostikuan me kancer. Në një intervistë së fundmi Princi i Uellsit, u pyet si ka qenë ky vit për të. “Sinqerisht? Ka qenë i tmerrshëm. Ka qenë ndoshta viti më i vështirë në jetën time. Kështu që, përpjekja për të kaluar gjithçka tjetër dhe për të mbajtur gjithçka në rrugën e duhur ka qenë vërtet e vështirë. Jam shumë krenar me gruan time. Jam krenar me babanë tim, për mënyrën se si i kanë menaxhuar situatat. Por nga eksperienca ime personale, ka qenë një vit brutal”-tha ai.
Ndërkaq, një hetim i ri nga The Sunday Times dhe programi investigativ Dispatches ka vënë në qendër të vëmendjes se si Mbreti Charles dhe Princi Uilliam po fitojnë miliona paund nga prona publike, nga spitalet te transporti, me ndikime të mëdha dhe të vogla pa polemika. Hetimi sugjeron se monarku dhe i djali i tij i madh, nëpërmjet Dukatit të Lancaster-it dhe atij të Cornwall-it, fitojnë çdo vit dhjetëra miliona paund nga qiratë dhe shërbimet në tokë dhe ndërtesa të destinuara për spitale, shkolla, burgje dhe madje edhe projekte bamirësie.
Sipas hetimit, vetëm vitin e kaluar këto ata kanë gjeneruar të paktën 50 milionë paund, një shumë që mund të duket e jashtëzakonshme duke pasur parasysh se vjen nga shërbimet komunitare. Pas publikimit të këtyre të dhënave, shumë kanë pyetur veten pse perandoria e pasurive të paluajtshme e mbretit Charles dhe princit William është përfshirë në kaq shumë kontrata tregtare? Përgjigja qëndron pikërisht në të kaluarën shekullore dhe në ligjet që i rregullojnë këto, duke i përjashtuar, për shembull, nga detyrimet dhe taksat. Shifrat përkatëse dalin edhe nga ndërtimi i shkollave: gjashtë shkolla shtetërore, në fakt, paguajnë pothuajse 600,000 paund qira për të operuar.