Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Çifti i njohur i showbiz-it shqiptar së shpejti prindër! Ish-konkurrenti i “Për’Puthen”, Andi Shehi dhe Enki ndajnë lajmin e bukur…

Të ftuar në emisionin “S’e Luan Topi” kanë qenë Andi Shehi ish-konkurrenti i “Për’Puthen” dhe partnerja e tij Enki Nako. Ata kanë zbuluar shumë detaje rreth historisë së tyre të dashurisë, lajmit të bukur se do të bëhen prindër dhe jo vetëm…

Çifti zbuloi se si kishin vendosur që gjithçka ta bënin sipas traditave dhe për ditëlindjen e Andit, ish-konkurrenti ka shkuar të kërkojë dorën e nuses dhe më pas për ditëlindjen e Enkit është bërë edhe fejesa. Kur u pyetën nëse kanë në planet e tyre një dasmë të madhe pavarësisht se fejesa e tyre ishte mjaft e veçantë dhe u duk si një ceremoni dasme ata u shprehën se e kanë në planet e tyre një dasëm. Enki u shpreh:

Me kismet po, si dihet. Me qejf e kemi. 

Duke qenë se edhe bashkëjetojnë, a kanë në plan Enki dhe Andi që të krijojnë tani një familje në një të ardhme të afërt? Pas pyetjes së Erjonës, Enki zbuloi në mënyrën mjaft të veçantë për herë të parë se është në pritje të ëmbël.

Bebin e kemi për 2025 gati. Është rrugës. Jam shtatzënë. Erdhi. 

Kur u pyetën në lidhje me emocionet, çifti u shpreh:

Andi: Është e pabesueshme. 

Enki: Unë për vete të paktën nuk e kam besuar deri në momentin që kemi bërë ekon dhe kemi dëgjuar rrahjet e zemrës.