Së fundmi, “Aidani” i famshëm i serialit të njohur dhe të komentuar në mbarë botën “Sex and the City” i ka dhënë fund beqarisë dhe është martuar me të dashurën e tij prej 20 vitesh, Bo Derek. Në fakt, martesa e tyre ka ndodhur vitin e kaluar por vetëm tani e kanë bërë publike.
Ndërkaq, John Corbett u shpreh se:
Në periudhën e Krishtlindjeve ne u martuam. Bo dhe unë jemi burrë e grua. Jemi njerëz që vlerësojmë privatësinë dhe ndaj s’kemi bërë asnjë njoftim. Të gjithë miqtë dhe familja jonë e dinte. Ne nuk donim që 2020-ta të mbahej mend si viti më i urryer ndaj thamë le të bëjmë diçka të këndshme.
Ndërkaq, ju rikujtojmë se “HBO Max” ka publikuar imazhin e parë të episodit “And Just Like That”, pasuese të serialit shumë të famshëm “Sex And The City”. Prodhimi është duke u zhvilluar në qytetin e New York në serinë me 10 episode, i cili ndjek personazhin e Carrie, të luajtur nga aktorja Sarah Jessica Parker, Miranda, e luajtuar nga Cynthia Nixon dhe Charlotte, me aktore Kristin Davis, teksa ato udhëtojnë nga realiteti i ndërlikuar i jetës dhe miqësisë në të 30-at e tyre në realitetin edhe më të ndërlikuar të jetës dhe miqësisë në të 50-at e tyre.