Celebrities Film & Tv Live From Tirana

Ka projekte të reja por ka edhe projekte të dështuara…/Amos Muji Zaharia na zbulon më shumë në TAR!

Sot i ftuar në emisionin “Live from Tirana” ishte aktori i njohur Amos Muji Zaharia për të na folur më shumë rreth 5 këngëve të tij të preferuara. Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link. Ndërkaq, Amosi na zbulon pak më shumë nga jeta e tij personale. Si ka qenë adoleshenca për Amosin?

Kam pasur një adoleshencë të qetë. Deri në moshën 6 vjeçare kam qenë fëmija më i qetë në botë. Nga mosha 6 deri në 12 vjeç isha fëmija më i lëvizur në botë dhe pas moshës 13 vjeç filluan ankthe, paranoja por të gjitha siç vinë me moshën largohen po prap me moshën.

Po muzika çfarë përfaqëson për Amosin?

Muzika për mua është një element i rëndësishëm jo vetëm në zhvillimin por dhe në jetën e përditshme të njeriut. Është droga ime. Muzika nuk është vetëm një mjet argëtimi por më ndihmon të shkoj në dimensione të tjera. Ka diçka hyjnore-matematikore tek muzika.

Projekti më i fundit cili është?

“Boeing Boeing” ka qenë sukses i jashtëzakonshëm sepse arritëm të bënim 200 shfaqje. Është komercial në kuptimin se janë shitur shumë bileta për një periudhë prej 5 vitesh që nuk ka ndodhur me asnjë shfaqje tjetër përveç “Pallati 176”. Menduam si ta sillnim këtë sukses në një formë tjetër dhe vendosëm ta sillnim në një film të quajtur ndryshe këtë rradhë, “Dashuri dhe Turbulenca”. Premiera do të jetë më 7 prill, do të fillojë me Tiranën pastaj me rrethet. Do të kemi sukses sepse jemi pothujse të njëjtët aktore. Të gjitha elementet janë aty për të krijuar një film të jashtëzakonshëm. Mendoj se ky është një nga ato filma që i referohet një spektri të gjerë spektatorësh. Ky film shtrihet në shumë dimensione. Nëse shkon me përqasjen se çfarë ndodh me këta personazhe do të marrësh anën morale. 

Ndonjë projekt të ri artistik me Yllkën?

Pati ‘zier’ diçka por pandemia na i prishi planet. Ishte një vepër që fliste për marrëdhënien e nënës me djalin dhe vajzën ku regjisorja Inis Gjoni na e propozoi neve si familje për ta sjellur si shfaqje. Nuk u finalizua prej pandemisë dhe pasi rifilloi jeta secili hodhi grepat në planet e veta. Po presim të mbarojmë angazhimet që të merremi më këtë si projekt.