Celebrities Magazine Showbiz

Ka probleme me Visjan Ukcenaj? Habit Ledio Lako: “Kemi përplasje rolesh, mbani atë, unë do largohem nga Portokallia”!

Top Arena është një emision i dedikuar kampionateve më të rëndësishme të futbollit, Kupa e Botës dhe Kampionati Europian i Futbollit. Që prej vitit 2006 Top Channel organizon në verë një emision të dedikuar këtyre eventeve të mëdha të futbollit. Edhe këtë vit gjatë muajve qershor-korrik çdo natë do jemi me TOP ARENA për të ndjekur nga afër Kampionatin Europian EURO 2024 që zhvillohet në Gjermani. Këtë edicion Europiani merr më shumë vlerë për pjesëmarrjen e Kombëtares shqiptare.

Aktori i “Portokallisë” Ledio Lako ka qenë i ftuar në “Top Arena”, ku është pyetur nëse ka probleme me Visian Ukcenaj, pas ardhjes së tij në Portokalli. Ai u shpreh se mirëpret çdo aktor, ndërsa me Visianin ka pasur vetëm përplasje rolesh.

Alesia Bami: A është e vërtetë që Visjani pasi erdhi në “Top Arena”, je indinjuar shumë dhe ke dashur të largohesh edhe nga “Portokallia”?

Ledio Lako: Unë e kam mirëpritur jo vetëm Visianin, por në Portokalli ia kam hapur dyert sa kam pasur mundësi shumë aktorëve, pavarësisht se Visiani nuk ka nevojë ta lançoj unë, ka një të vërtetë që ka një përplasje rolesh të cilën unë e kam thënë në mbledhje, ka një përplasje të karaktereve, varëseve me varëset, të fortë për të fortë, por gjithsesi secili do luajë dhe kjo është vendosur nga stafi i Topit, kështu që unë do largohem, mbaheni Visjanin (qesh).