Big Brother Radio Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

“Ka pretenduar të marrë vëmendje…”/Si e shohin Vilma Masha dhe Ilda Bejleri trekëndëshin Ilnisa-Meriton-Rike?

Rike Roçi dhe Ilnisa Agolli kanë pasur një përplasje të madhe së fundmi në Big Brother VIP. Kjo për faktin se Rike është shoqe me Meriton Mjekiqin dhe nga ana tjetër gazetarja ka shprehur një pëlqim për të.

Në një klip që u prezantua gjatë ‘Prime’-t shihet Ilnisa duke thënë disa fjalë shumë të rënda për modelen. Por si e shohin Vilma dhe Ilda trekëndëshin Rike-Ilnisa-Meriton?

Ilda: Mënyra e të shprehurit të Ilnisës për Rike ishte shumë skandaloze, dramatike. Pavarësisht se Rikja kam përshtypjen nuk e  mori vesh mirë se çfarë i kishte thënë gjatë ‘live’-t, e mori vesh më vonë. Ajo gjë që tha ishte shumë e rëndë dhe unë refuzoj të mendoj që në 2024 femrat akoma arrijnë të shprehen për njëra-tjetrën në atë lloj mënyre.

E para nuk është fare e bukur për t’u parë as për t’u dëgjuar. Bëj si them unë por mos bëj si bëj unë e të gjitha këto nuk janë të bukura. Një diskutim mediokër i disa njerëzve të zakonshëm që bëjnë këto.

Vilma: U befasova në fakt nga Ilnisa sepse ishte nga ato vajza që e njohim, ka punuar në media dhe që nuk mund ta thoshte këtë gjë. Këto janë histori 91′ pastaj. Mua mu duk horror dhe nuk e besoja që Ilnisa e artikulonte. Ka pretenduar të marrë vëmendje sepse Ilnisa ka javë që e bën këtë.

Nuk mendoj që ka ndonjë lloj problemi që mendon se Rikja mund t’i marrë Meritonin sepse është e dukshme që nëse do Rikja ia merr.

Ilda: Unë nuk jam dakord, sepse nuk ka lidhje fare. Unë mendoj që nuk mund ta marrë asnjë njeri një gjë që është e jotja.

Vilma: Duhet t’i kërkonte llogari Meritonit. Unë besoj që Ilnisa është aq e zgjuar sa ta kuptojë që nuk ka gjë. Ama ka këtë problemin që në sy të të tjerëve Meritoni të mos e ulë.

Rikja dje u ndje vërtet e fyer edhe pse ka atë natyrën e koketës dhe nuk merret shumë seriozisht.