Djali i Princeshës Mette-Marit të Norvegjisë, Marius Borg Hoiby, është arrestuar nën dyshimin për përdhunim.
27-vjeçari, djali i princeshës nga një lidhje para martesës së saj me Princin e Kurorës Haakon në 2001, akuzohet se ka përdhunuar një vajzë teksa ajo ka qenë e pavetëdijshme dhe e pamundur të reagojë.
“Ai akuzohet për shkelje të një neni të kodit penal që ka të bëjë me një akt seksual me një person që është pa ndjenja ose në një gjendje tjetër që e bën të pafuqishëm për të reaguar”, shkruajnë mediat e huaja.
Po ashtu, 27-vjeçari u arrestua më 4 gusht në Oslo, pas një incidenti të ndodhur në banesën e një gruaje me të cilën ai kishte lidhje. I riu ishte proceduar penalisht për lëndim trupor ndaj partneres së tij.
Sipas mediave norvegjeze, autoritetet kishin gjetur edhe një thikë të gozhduar në murin e dhomës së saj të gjumit.
Hoibt u arrestua përsëri shtatorin e kaluar për shkelje të dënimit të tij me kusht. Sipas policisë, kur u arrestua për herë të fundit të hënën e kaluar, ai ishte në një makinë me viktimën e dyshuar në rastin e gushtit.
“The Guardian” shkruan se policia norvegjeze konfirmoi sot se akuzat në lidhje me incidentin e gushtit janë të lidhura me veprën penale ‘dhunë në familje’.
Ende nuk është vendosur nëse djali i princeshës norvegjeze do të mbetet në paraburgim, apo do të lirohet me kusht.