Celebrities Film & Tv Gossip Music Ndryshe Showbiz

“Ka pasur shumë probleme dhe është ringritur…”/Mes Trump dhe Harris, Albërie Hadërgjonaj zbulon se kujt do t’ia jepte votën e saj dhe pse!

E ftuar ditën e sotme në emisionin “Ndryshe” ka qenë artistja e njohur Albërie Hadërgjonaj. Në këtë intervistë ekskluzive ajo ka zbuluar më shumë detaje nga jeta e saj, karriera dhe projektet që ajo pritet të sjellë së shpejti tani në muajin nëntor.

Këngëtarja nuk arriti dot të votonte në zgjedhjet e këtij viti në SHBA por si mbështetëse e politikave të Trump ajo zbuloi se pse do të kishte votuar për të dhe jo për Kamala Harris.

Unë po sepse realisht kishte ardhur momenti i ndryshimit që të kthehet Amerika dhe njëherë si përpara. Që në kohën e COVID-19, Amerika në fakt ka pasur ndryshime për keq fatëkeqësisht. Ekonomia ka qenë më e keqe se kurdoherë. Këto hapjet e kufinjëve, Amerika është e ndërtuar me emigrantë të gjithë e dimë. Unë jam, Trump është emigrant por gjithësesi deri në njëfarë mase sepse arrin më pas që mos të kesh siguri. 

Edhe pse pati mbështetjen e shumë prej artistëve dhe njerëzve me ndikim, Kamala sërish nuk arriti të fitonte por pse?

Unë mendoj se Kamala ishte pak pro emigrantëve, jo se Trump nuk është dhe kjo është keqkuptuar. Pastaj është keqkuptuar edhe se si Trump në debatin e tij tha që një grua nuk ka të drejtë të abortojë nëse ka një qenie brenda saj. Ai nuk tha që ti nuk ke të drejtë të abortosh deri në njëfarë faze kur është e lejueshme, ti duhet të jesh e ndërgjegjshme edhe me trupin tënd edhe me një qenie të pafajshme. Kamala ka qenë një grua që qeshte edhe fliste bukur në debatin e parë. E tha atë që donte të dëgjonte masa, e tha atë që do ta bënte ndërkohë që ajo ishte aty dhe nuk e bënë. Shumë e shumë nga këto, fjalë boshe. Tani ti vjen përsëri dhe do që t’i gënjesh njerëzit po ti ishe për katër vite, çfarë bëre. Amerika është në kaos. 

Unë nuk jam kundër edhe çështjes LGBT, asnjëherë nuk kam qenë sepse ata janë njerëz që i ka krijuar Zoti dhe duhen përkrahë. As Trump nuk mendoj që është kaq keq mentalisht që mos të pranohen këta njerëz në shoqëri. Por unë nuk jam dakord që një vajzë të hy në banjon e meshkujve përshembull. Sepse një gjini është një gjini. Janë shumë gjëra që Trump është i drejtë, është një nga ata persona që ka pasur shumë probleme dhe është ngritur sërish. U lodh populli, i cili do siguri.