Së fundmi përfaqësuesi i Kanye West ka mohuar pretendimet e bëra në një proces gjyqësor se reperi ka punësuar dikë për të ndjekur gruan e tij Bianca Censori dhe për të hetuar familjen Kardashian. Në padinë e ngritur të enjten, një ish-punonjës i reperit ka treguar se West e udhëzoi atë të punësonte hetues privatë për t’i qëndruar pas Censorit, teksa ajo ndodhej jashtë vendit.
“Shumë nga detajet në padinë e tij janë thjesht false”, tha përfaqësuesi i Kanye për Page Six të premten.
Përfaqësuesi më tej deklaroi se padia është projektuar për të shkaktuar probleme ose për të përfituar nga problemet e perceptuara në martesën e Ye. Sipas padisë së siguruar nga Rolling Stone ai gjithashtu pretendon se hetimet e tij kishin në shënjestër Censorin dhe familjen Kardashian, përfshirë ish-gruan e West, Kim Kardashian, me hetues privatë që dyshohet se ndiqnin Censorin me urdhër të West.
Padia prej 22 faqesh e paraqitur në Los Angeles thotë: ‘Një detyrë veçanërisht e dukshme nga Ye ishte që të punësonte hetues privatë për të ndjekur gruan e tij, Bianca Censori, kur ajo po udhëtonte e vetme për të vizituar familjen në Australi.’