Vjeshta është koha e duhur për të gjetur në tryezë ushqime të shëndetshme dhe të shijshme që do të na ndihmojnë të pastrojmë sa më mirë trupin tonë nga toksinat e grumbulluara. Për të korrigjuar pasojat e të ngrënit të tepërt, është e nevojshme të pasurohet dieta me ushqime që do të neutralizojnë me sukses yndyrën në trup. Panxhari është një aleat i mirë në pastrimin e organizmit sepse përmban pigmente që kanë efekt të fortë antioksidues. Një prej tyre është betaina, e cila mbron veçanërisht mëlçinë tonë.
Panxhari gjithashtu rregullon tretjen dhe e stimulon atë. Është mirë ta konsumoni të freskët, sepse vetitë antioksiduese humbasin gjatë trajtimit termik. Në formën e tij të freskët, mund ta përdorni si shtesë në një smoothie. Nga panxhari i freskët mund të bëni edhe një sallatë të shijshme dimërore, e cila në bashkëpunim me ushqime të tjera largon yndyrat e padëshiruara nga trupi.
Brokoli nga ana tjetër është një perime jeshile nga familja e lakrës, e pasur me lëndë ushqyese të dobishme. Është një ushqim me pak kalori i pasur me vitamina C, A dhe B6, si dhe me hekur, kalcium dhe magnez. Brokoli parandalon akumulimin e yndyrës në mëlçi. Mund të përgatitet në mënyra të ndryshme. Hidhni pak vaj ulliri dhe shtoni dy thelpinj hudhër të shtypur. Një supë kremoze me brokoli do t’ju freskojë.
Lakra e freskët gjithashtu është një ushqim dietik fantastik me vetëm 25 kalori për 100 gram. Është e pasur me vitamina C dhe E, beta-karoten, magnez dhe hekur, ka një efekt të fortë antiinflamator, stimulon tretjen dhe pastron mëlçinë nga toksina. Sallata me lakër të freskët është e mrekullueshme. Spinaqi do të neutralizojë gjithashtu toksinën në trup. Është i pasur me fibra që stimulojnë tretjen dhe ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve me kapsllëkun.
Hudhra konsiderohet si një antibiotik natyral për shkak të veprimit të saj antibakterial. Ka pothuajse 1% komponime kimike aktive në hudhër dhe në mesin e tyre disa antioksidues përbërës që reduktojnë konsumimin e qelizave. Konsumimi i rregullt i hudhrës mund të ndihmojë në zbutjen e problemeve të ndryshme shëndetësore dhe është po aq e dobishme gjatë procesit të detoksifikimit. Për efekt më të mirë, konsumojeni të papërpunuar.