Celebrities Gossip Showbiz

“Ka një yll në ballë…”, Ronaldo Sharka zbulon kë shikon si konkurrent të fortë në “DWTS”!

“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

Ronaldo Sharka është një nga konkurrentët e këtij sezoni në “DWTS” së bashku me disa nga ish-banorët e tjerë të “Big Brother 2”. Ama Olta Gixhari, e cila gjithashtu  ka qenë pjesë e “BBV2” do të jetë anëtare e jurisë ama të gjithë e dinë se marrëdhënia e tyre brenda shtëpisë së ‘BBV2’ nuk ka qenë dhe aq e mirë. Së fundmi i pyetur nga fansat secilin shikon si konkurrent të fortë, Ronaldo shprehet se fillimisht ‘garën e ka me veten” dhe më pas se Irgen Cela ‘ka yllin në ballë”.

Thashë që jam në garë me veten së pari, por gjithsesi. Nga gjinia femërore, mendoj që ka disa konkurrente të forta, nga gjinia mashkullore pastaj, nuk shoh konkurrencë fare! Përveç një rasti. Nga nuhatja ime, që përgjithësisht nuk gabon, Xhoda (Irgen Çela) mendoj që ka një yll në ballë. Njeriu mund të kërcejë mirë, por s’mund t’a ketë yllin në ballë. Nuk kam parë askënd si kërcen, por mendoj që publiku, përveç humorit do vlerësojë Xhodën që edhe pse përmasat trupore nuk i ka në më mirën e mundshme për të qenë një balerin, i është futur një sfide goxha të madhe dhe kjo mund t’a bëj të lezetshëm e të dashur në kërcim. Për mendimin tim, një trup i mirë nuk është avantazh. Ylli në ballë është avantazh, o e ke o se ke!