Së fundmi marka prestigjioze e modës, Balenciaga, kërkoi falje dhe tërhoqi fushatën e festave të fundvitit, pasi ngjalli reagime të mëdha dhe të ashpra në rrjet. Në këtë reklamë shfaqeshin dy vajza të vogla, që mbanin arusha pellushi, të lidhur me disa litarë që u konceptuan nga shumë persona si veshje robërie. Kjo ngjarje i shkaktoi markës një dëm prej 25 milionë dollarësh.
Por pas kësaj vëmendja është zhvendosur tek një nga stilistet e njohura të Balenciaga-s, për të cilën kritikët në rrjet kanë shfaqur disa imazhe shqetësuese të punës së saj. Lotta Volkova, e lindur në Rusi, u transferua në Londër në moshën 17-vjeçare për të studiuar në institucionin e modës me famë botërore, Central Saint Martins.
Here is Balenciagas Creative Director/ Designer (the man in charge of brand) Denma- with LOTTA VOLKOVA- the sadistic stylist obsessed with posting pics of Satanic Sacrifices of Children, pics of kids tied to chairs, pics of kids being mutilated.
They are all in it together! pic.twitter.com/UeBIse8ehQ
— Oli London (@OliLondonTV) November 28, 2022
Lotta e ka filluar bashkëpunimin e saj me Balenciaga-n, në vitin 2014, duke u cilësuar si një nga stilistet më të rëndësishme. Por disa kërkime të bëra për të, kanë nxjerrë në pah një natyrë shqetësuese, nga foto ku shfaqen rite sataniste, fëmijë të lidhur, bebe me kafkë në duar, një person që i kanë dalë organet e brendshme, të cilat janë të postuara në profilet e saj zyrtare. Një nga kritikët ka shkruar në Twitter se:
Këto janë postime tronditëse nga stilistja e Balenciaga-s, Lotta Volkova, e cila ka një obsesion të sëmurë me torturën, satanin dhe gjymtimin e fëmijëve. Këto foto janë përtej tronditjes, por ka shumë më keq në Instagramin e saj, të cilat nuk do t’i ndaj këtu!
This is a picture of of Lotta Volkova the head designer for Balenciaga and Adidas, mocking God in a church. This is the brand that celebrities overwhelmingly endorse, and the brand that posted an ad with child sex documents hidden in the corner. pic.twitter.com/hTdYofJoyj
— OEF VET (@OEFvetted) November 28, 2022