Celebrities Film & Tv Showbiz

Ka një film që Jim Carrey është penduar që e ka bërë dhe nuk do ta bënte më kurrë…

Jim Carrey ka luajtur shumë role në shumë filma të njohur gjatë karrierës së tij, nga “How the Grinch Stole Christmas” deri tek “The Truman Show”, dhe së shpejti do të kthehet në ekran për të luajtur Dr. Eggman në “Sonic the Hedgehog 3″. Megjithatë, ka një film për të cilin ai ka shprehur pendesë për rolin e tij dhe pjesëmarrjen. Bëhet fjalë për “Kick-Ass 2”, një film i vitit 2013 që shumë mund ta kenë harruar, por që Carrey e konsideron një gabim.

Në këtë film, Carrey luan rolin e Sal Bertolinni, ose “Colonel Stars and Stripes”, që lufton me një shkop bejsbolli. Edhe pse “Kick-Ass 2” pati një sukses të caktuar, Carrey ka thënë se do të kishte preferuar të mos kishte marrë pjesë në të. Arsyeja kryesore për këtë është koha kur filmi u publikua, pasi ai doli në vitin 2013, vetëm disa muaj pas tragjedisë në shkollën Sandy Hook në Connecticut, ku një sulmues i armatosur vrau 26 persona, shumica prej të cilëve ishin fëmijë.

Kjo ngjarje e tmerrshme e preku thellë Carrey-n, i cili vendosi të ndryshonte qëndrim ndaj dhunës në filma. Ai shkroi në Twitter:

E kam bërë “Kick-Ass” një muaj para masakrës së Sandy Hook dhe tani, me gjithë ndërgjegjen time, nuk mund të mbështes këtë lloj dhune. Dua të kërkoj falje për të gjithë ata që ishin të përfshirë në këtë film. Nuk jam i turpëruar për të, por ngjarjet e fundit kanë sjellë një ndryshim në zemrën time.

Ky postim shkaktoi reagime nga disa, përfshirë Mark Millar, shkrimtarin e komikëve dhe producentin ekzekutiv të “Kick-Ass 2”. Millar u shpreh se Carrey e dinte mirë për përmbajtjen e filmit dhe se ishte e parashikueshme që një vazhdim i një filmi si “Kick-Ass” do të kishte shumë dhunë. Ai theksoi gjithashtu se filmi nuk ishte një dokumentar dhe se askush nuk ishte dëmtuar gjatë xhirimeve. Për Carrey-n, vendimi për të distancuar veten nga “Kick-Ass 2” ishte që ai të mos mbështeste më projekte që promovonin dhunën.