Prej muajsh tashmë reperi Machine Gun Kelly dhe aktorja hollivudiane Megan Fox janë në një lidhje romantike. Fillimet e tyre nuk ishin të thjeshta për shkak të divorcit të aktores me producentin Brian Austin Green. Gjithashtu për publikun ishte disi e vështirë të pranim një çift të tillë që në pamje të parë duket se nuk kanë lidhje fare me njëri-tjetrin, ama ata janë shpirti binjak.
Pak kohë më parë reperi përmes një postimi në rrjetet sociale shkroi se mbante gjakun e partneres së tij rreth qafës…dhe nuk po bënte aspak shaka. Që prej fillimit të historisë së tyre ai mban në qafë një varëse me një gjerdan brenda të cilit është një pikë nga gjaku i Megan Fox dhe kjo jo pa arsye. I ftuar së fundmi në “The Ellen Shoë”, Machine Gun Kelly zbuloi domethënien e kësaj varseje dhe përse është kaq e rëndësishme për të.
Unë atëherë nuk kisha pasaportë, dhe ajo po udhëtonte për në Bullgari, kështu që unë u panikosa sepse nuk mund ta vizitoja. Disa njerëz, për shembull, i japin një shami partnerit të tyre ose çfarëdo… Ajo më dha ADN-në e saj,” shtoi Kelly, i cila tani mban varësen me vete kudo që të shkojë.
A nuk do të donit dhe ju që partneri/ja të bënte një gjest të tillë kaq të ëmbël dhe romantike me ADN-në tuaj?! Kujtojmë se Megan Fox është bërë protagoniste e një prejt klipeve që Machine Gun Kelly të quajtur “Bloody Valentine”, mesa duket artisti e paska fiksim hemoglobinën.