Pothuajse në çdo vit që është zhvilluar eventi më i rëndësishëm i modës Met Gala një nga yjet që gjithmonë ka tërhequr vëmendjen, ka shkëlqyer me pamjen e saj dhe ka përshtatur si duhet veshjen me temën ka qenë aktorja e njohur, Blake Lively.
Mesa duket këtë vit të gjithë ata që prisnin me padurim shfaqjen e aktores në tapetin madhështor kanë mbetur paksa të zhgënjyer sepse ajo nuk mori pjesë. Pavarësisht se aktorja nuk ka bërë një deklaratë për të shpjeguar arsyen pse, nga burime të afërta në njëfarë mënyre është zbuluar gjithçka.
Ajo ka qenë në Itali për të filmuar “A Simple Favor 2”, vazhdimin e thrillerit komedi të vitit 2018, së bashku me Anna Kendrick, si dhe përshtatjen filmike të librit të Colleen Hoover “It Ends With Us” në Nju Jork.
Mbrëmjen e së hënës u mbajt një ndër eventet më të rëndësishme të bamirësisë dhe njëkohësisht të modës në botë. Tradicionalisht Met Gala 2024, mbahet të hënën e parë të muajit maj. Ekspozita e Institutit të Kostumeve për këtë vit në Muzeun Metropolitan të Artit, titullohet “Sleeping Beauties: Reawakening Fashion” (Bukuroshet e Fjetura: Rizgjimi i Modës) dhe do të shfaqë rreth 250 palë kostume të nxjerra nga koleksioni i përhershëm i Institutit të Kostumeve, shumë prej të cilave rrallë janë parë në publik më parë.