Më shumë se gjysma e grave raportojnë për dhimbje të mëdha gjatë ciklit menstrual. Për sa kohë që këto dhimbje menstruale nuk janë shenjë e ndonjë sëmundje serioze shëndetësore, ato me të vërtetë që ua prishin ditën, apo jo? Kur keni hemorragji, fryrje, dhimbje barku, puçrra në fytyrë ju dëshironi të ndiheni më mirë, por për fakt të keq energjia dhe fuqia bie.
Ka një arsye të vërtetë mjekësore që shpjegon lodhjen e madhe që keni gjatë periodave. Duke filluar nga 10 ditë përpara ciklit, ju filloni të ndjeni një lodhje si këputje. Niveli i hormoneve bie. Këputja gjatë menstruacioneve, zakonisht shkaktohet nga dehidratimi, për shkak të humbjes së gjakut. Derisa nivelet tuaja të hormoneve të rriten sërish, ju do të ndiheni të lodhura.
Lajmi i mirë është se nivelet e energjisë suaj kanë tendencën të arrijnë kulmin gjatë ovulimit, që ndodh zakonisht 2 javë pas periodave. Këshillohet që disa ditë para ciklit, por edhe gjatë ditëve të tij, të pini sa më shumë lëngje. Nëse nuk e dinit, çdo ndjenjë apo shprehi e jona e përditshme ndikon në organizmin tonë dhe shkakton ndryshime të mëdha në lidhje me trupin dhe menstruacionet tona. Ndonjëherë ndodh që të shqetësohemi rreth arsyeve të ndryshme se pse mund të kemi vonesë të periodave. Shpesh herë kjo na krijon stres apo na prish plane të shumta.
Ngjyra, sasia, rregullsia e periodave mund të thotë shumë për shëndetin e një gruaje. Si i përjeton një grua nuk i përjeton një tjetër dhe nëse mendoni se diçka nuk shkon me ciklin tuaj, nuk do të thotë domosdoshmërisht që keni një problem shëndetësor. Të tilla çrregullime mund të ndodhin për shumë arsye, por sipas ekspertëve nëse këto të fundit nuk zgjidhen për 3 muaj atëherë duhet të bëni një kontroll.