Celebrities Gossip Showbiz

“Ka lëshuar një bombë dje”, Olta komenton situatën e krijuar nga Luizi!

Situata e mbrëmshme në “Big Brother VIP” e krijuar nga Luizi vazhdon të mbetet një temë delikate brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Pas rrëfimit të tij se vuante nga një sëmundje e rrallë, mbrëmë gjatë Prime, këngëtari u shpreh se ajo histori nuk është e tij por e një shoku të tij duke mohuar kështu fjalët që vetë kishte thënë.

Këngëtari tregoi se ka pasur disa simptoma të ngjashme me të mikut të tij ndaj e frikësoi ideja se mund të vuante nga e njëjta sëmundje. Kjo histori deri tani ka shokuar të gjithë banorët dhe opinionin publik. Për të qetësuar të gjithë, Luizi është dërguar live në transmetim në spital dhe doktoresha e spitalit “Shefqet Ndroqi” deklaroi se pas analizave Luizi doli i pastër, pra pa asnjë rrezik për një sëmundje të rëndë.

Situata e krijuar nga gënjeshtra e Luizit sigurisht që nuk mbeti pa u komentuar nga banorët. Ishte pikërisht aktorja Olta Gixhari që u shpreh me banorin më të ri në shtëpinë e BBV, Bjordin duke treguar si ajo e priti këtë ngjarje.

Është e pabesueshme si vazhdon sillet sikur nuk ka nodhur asgjë. Ndërkohë, ai ka lëshuar një bombë dje. Bëri çorap gjithë Shqipërinë, edhe në mënyrë të shëmtuar. Vazhdon thotë jam më i forti. Me bast më thotë që unë nuk dal të shtunën.