Lizzo ka zbuluar dietën që ndjek dhe që e ka ndihmuar të humbasë shumë kilogramë . Në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka ndarë me ndjekësit ushqimet që ha dhe që e kanë ndihmuar të dobësohet.
Këngëtarja thotë se e nis ditën me ujë me limon, një filxhan të bardhë veze, lulelakër dhe fruta. Më vonë gjatë ditës, ajo pi qumësht soje ose ujë dhe lëngje frutash dhe më pas mund të hajë një sanduiç me pulë dhe mustardë, pa bukë, por me gjethe lakre dhe të shijojë një gotë çaj pjeshke të bërë në shtëpi. Ylli e mbyll ditën e saj duke ngrënë pak pulë të pjekur me asparagus dhe karota.
Madje ajo shpjegoi se si e rifuti mishin në dietën e saj gjatë një udhëtimi në Japoni. “Kur mbërrita në Japoni, u mahnita se sa i pastër dhe i shijshëm ishte ushqimi i tyre. Hëngra sushi të freskët dhe një vezë dhe u mahnita se sa mirë u ndjeva trupi të nesërmen”-tha ajo.
Ajo shtoi më tej: “Pas testimit dhe hulumtimit, zbulova se proteinat shtazore më ndihmuan të kem më shumë energji, të humbas peshë dhe të ndihmoj shëndetin tim. Kjo është dieta që më ndihmoi të arrij qëllimet e mia dhe më ndihmoi të ndihem mirë me trupin tim”.
Lizzo disa muaj më parë deklaroi se do të largohej nga muzika, duke thënë se është lodhur me talljet në internet për pamjen dhe karakterin e saj. Ky vendim vjen disa muaj pas akuzave për ngacmim seksual. Këngëtarja fituese e Grammy-t u akuzua nga balerinët për ngacmim ndërsa thuhet se i detyronte të bënin gjëra të ndryshme.
“Po lodhem duke e duruar që të gjithë në jetën time dhe në internet të më tërheqin zvarrë. Gjithçka që dua është të bëj muzikë dhe t’i bëj njerëzit të lumtur dhe të ndihmoj botën të jetë pak më e mirë se sa e gjeta unë. Por kam filluar të ndihem sikur bota nuk më do mua në të. Unë jam vazhdimisht kundër gënjeshtrave që thuhen për mua për ndikimin dhe pamjen të qenit shtylla e talljeve çdo herë për shkak të pamjes sime. Karakteri im po zgjidhet nga njerëz që nuk më njohin dhe nuk e respektojnë emrin tim.”-shkroi ajo duke nënkuptuar më pas se do të largohej nga muzika.