Dukuni mirë
Nuk duhet të ketë ndonjë rast të veçantë në mënyrë që ju të dukeni mirë apo të kujdeseni për veten tuaj. Merrni kohën tuaj për t’u veshur para se të dilni. Ndoshta nuk jeni shumë tipi i tualetit, por mund të vendosni pak make-up për një ndryshim. Mos vishni çfarë “t’ju kapë dora”, por përzgjidhni një veshje që ju vë në dukje format. Jepini pak kohë dhe flokëve gjithashtu! Mund t’i stiloni ose të kujdeseni pak për to. Gjithë këto ndryshime nuk do të kalojnë pa u vënë re. Padyshim, ai do të pyesi veten se për çfarë janë gjithë këto ndryshime. Mos jepni veten, thjesht buzëqeshni në mënyrë të mistershme. Ai do t’ju kushtojë më shumë vëmendje për të parë se çfarë ka ndryshuar.
Argëtohuni
Nëse nuk keni dalë me miqtë tuaj për një kohë të gjatë, atëherë është koha të lini të dashurin tuaj për një ditë dhe të dilni për një darkë me miqtë tuaj. Përpiquni të shkrepni sa më shumë fotografi, në mënyrë që t’ja dërgoni atij më vonë. Gjithashtu, mos harroni t’i tregoni sa shumë u kënaqët me shoqërinë tuaj. Kur e injoroni pak, do ta bëjë atë xheloz dhe gjithashtu, kjo do ta bëjë atë të plotësojë hapësirën që mendonte se e kishte të rezervuar.
Bëni miqtë e tij t’ju vlerësojnë
Kur jeni pranë rrethit të tij të ngushtë, përpiquni të bëni diçka që t’i bëjë ata të interesuar. Kur miqtë e tij do të fillojnë t’ju vlerësojnë dhe komplimentojnë, kjo gjë do ta bëjë atë posesiv dhe xheloz ndaj jush. Mos bëni asgjë që duket flirtuese, por thjesht jini versioni më i mirë i vetes tuaj dhe pjesën tjetër e ka në dorë shoqëria e tij. Sillu si e pafajshme, sikur nuk ke bërë asgjë në mënyrë të qëllimshme dhe ai nuk do të ketë çfarë t’ju thotë.
Flitini për ish-in
Ai nuk do të ndihet i vetkënaqur nëse nuk e vendosni pak në vështirësi. Fliti për ish-in tënd dhe se sa mirë të trajtonte ai ty. Vetëm kujtoni të mos e teproni. Në të kundërt kjo do ta xhindosë atë dhe të prishë marrëdhënien tuaj. Bëjeni në mënyrën e duhur dhe me siguri do ta bëni atë xheloz!
Postoni në rrjete sociale
Pse mos ta përdorni Instagram-in tuaj si një mënyrë për t’i treguar atij se mund të argëtohesh pa të dhe gjithashtu, ta bësh dhe pak xheloz? I dashuri juaj mund të ketë harruar se jeta juaj mund të jetë emocionuese dhe sa e njohur je nga miqtë e tu. Disa foto të tuat që janë në syrin e të gjithëve do ta “çmendin” atë.