Me datë 24 nëntor, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi u bënë për herë të parë prindër. Çifti u bekua me një vajzë, të cilën e bekuan me emrin Marget (nga bashkimi i emrave, Marina dhe Getoar). Marina u shfaq në ekran deri ditët e fundit të shtatzënisë dhe u rikthye menjëherë pas lindjes duke mos lënë pas pasionin e saj për televizionin.
E duket se bukuroshja e vlerëson shumë punën e saj dhe është angazhuar shumë me xhirime. E si një grua në karrierë, Marina teksa ka shpërndarë një video në Instastory ka treguar se ndihet shumë i lodhur duke hedhur një ‘thumb’ për Getoarin, duke u shprehur se ‘babai është për qejf’.
Shihni si është mama e shkretë sa e lodhur dhe shihni si është baba, për qejf të qejfit.
Motrat Vjollca prej më shumë se një dekade tanimë janë shumë të pëlqyera dhe kanë krijuar ndjekësit e tyre besnikë. Karriera e dy bukurosheve nisi në Top Channel si velina të ‘Fiks Fare’kur ishin vajza shumë të vogla me ëndrra të mëdha e tani sot dy motrat janë figura shumë të rëndësishme të televizionit.
Teksa ishte Marina e para ajo që u largua nga televizioni ku nisi karrierën e saj e më pas Luana, por gjithsesi dy vajzat vazhduan të tregojnë mirënjohjen e tyre për vendin ku ‘u rritën’. E më në fund Luana dhe Marina do të ‘rikthehen’ sërish për të treguar gjithë karrierën e tyre në Top Channel ndër vite që nga fillimet në emisionin më të ri “Ëndërrtjerrësit”.