Bengaluru, qendra e lulëzuar e teknologjisë e Indisë, ka forcuar edhe një herë reputacionin e saj si një vatër inovacioni. Ananya Narang, CEO e Entourage, mbërriti kohët e fundit në një hotel në Bengaluru të Indisë duke pritur një përvojë tradicionale të mikpritjes.
Në vend të kësaj, ajo u habit kur zbuloi se një recepsioniste virtuale kishte zëvendësuar stafin e pritjes. Narang ndau foton në rrjete sociale duke shfaqur recepsionisten virtuale në një ekran në tavolinën e pritjes së hotelit. Ananya shpjegoi se vetëm dy roje sigurie dhe një pjesë e vogël e teknikëve ishin fizikisht të pranishëm në hotel. Në mbishkrimin e postimit në fjalë, ajo shpjegoi:
Një recepsioniste virtuale. Pasi bëra ‘check-in’-in, kuptova se hoteli nuk kishte staf përveç 2 rojeve të sigurisë dhe 1 apo 2 teknikë. Gjithçka u koordinua nëpërmjet stafit të trajnuar të mikpritjes, i ulur në zyrën e tyre qendrore. Këtë gjë nuk do ta shihni ende askund në Indi, përveç Silicon Valley.
Postimi ka ngjallur debat të ashpër në rrjetet sociale. Ndërsa disa pyetën nëse teknologjia mund të zëvendësojë vërtet ngrohtësinë e shërbimit personal, të tjerë shprehën shqetësime se risi të tilla do të rrisin frikën e humbjen së vendeve të punës.