Kripa është një ndër elementët që nuk i mungon kurrë kuzhinës. Ka shumë udhëzime për mos e tepruar me kripën, sepse mund të shkaktojë hipertension dhe probleme me veshkat por kripa është një aleat i madh në pastrimin e shtëpisë.
Nëse keni probleme me milingonat në shtëpinë tuaj, mos u shqetësoni, sepse vetëm me pak kripë në vendin ku qëndrojnë insektet, ato do të largohen përgjithmonë. Nëse ndjeni atmosferë shumë të lagësht në shtëpinë tuaj me pak kripë në shtëpinë tuaj do të reduktoni lagështinë.
Thjesht vendosni kripë aty ku shihni se ka më shumë lagështi. Me uthull dhe kripë, mund të zëvendësoni çdo detergjent që ju ndihmon ta mbani shtëpinë pastër.
Disa aktivitete dhe gjendje të organizmit thjesht kërkojnë që të shtoni marrjen e kripës si përshembull kur planifikoni të merrni pjesë në maratonë apo në ndonjë trajnim intensiv. Sportistët duhet të shtojnë marrjen e kripës.
Hiponatrenia është gjendje e cila shkakton marramendje, konfuzion, dobësi, por mund të çojë edhe në vdekje. Ajo mund të ndodhë kur njerëzit djersiten së tepërmi dhe pinë mjaft ujë për të qenë të hidratuar, mirëpo nuk marrin njëkohësisht edhe mjaftueshëm kripë.