Ylli i “Succession” Kieran Culkin i tha ‘Access Hollywood’ se ai dhe vëllai i tij më i madh Macaulay nuk kanë takuar ende fëmijët e vegjël të njëri-tjetrit për shkak të orarit të tyre të ngjeshur të punës. Duke bërë këtë, Kieran rastësisht la të kuptohej që Macaulay dhe partnerja e tij Brenda Song kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë së bashku. Ai u shpreh në premierën e sezonit 4 të dramës së HBO se:
Epo, kushërinjtë jetojnë në Los Anxhelos, ne jetojmë në Nju Jork. Unë kam një fëmijë 1 vjeç dhe një 3 vjeç dhe aq i zënë sa jam, thjesht nuk kam kohë të hipi në aeroplan dhe të shkoj tek ata dhe njësoj dhe anasjelltas. Unë nuk e kam takuar ende fëmijën e dytë të tyre dhe ata nuk e kanë takuar ende fëmijën tim të dytë, sepse ne thjesht nuk kemi qenë në gjendje të koordinohemi.
Kieran dhe bashkëshortja e tij, Jazz Charton, kanë dy fëmijë së bashku, vajzën Kinsey Sioux, 3 vjeç, dhe djalin Wilder Wolf, 19 muajsh. Djali i Macaulay dhe Brenda, Dakota Song Culkin, lindi në 2021, në të njëjtin vit me Wilder. Megjithatë, thotë Kieran, çdo mundësi për të prezantuar kushërinjtë me njëri-tjetrin pengohet nga realiteti fatkeq se sa e vështirë është të udhëtosh me të vegjlit.
Ne kemi një vajzë 1 vjeç e gjysmë, herën e parë e bëmë këtë, ajo ishte rreth 19 muajshe. Një makth. Ajo është 3 vjeç e gjysmë tani, por djali ynë është rreth një vjeç e gjysmë, kështu që ne nuk do ta çojmë në aeroplan së shpejti. Është thjesht një makth.
Më herët, Kieran vuri në dukje se, nëse i jepet mundësia, ai preferon të kalojë vetëm kohë në shtëpi me familjen e tij.
Unë jetoj në një botë shumë të vogël. Unë jam në punë dhe nëse nuk jam, jam në shtëpi me gruan dhe fëmijët e mi. Nuk bëj asgjë.
Vëllezërit Culkin aktruan së bashku disa herë kur ishin fëmijë, duke përfshirë rolin e kushërinjve në “Home Alone” dhe “Home Alone 2”.