Botë e Çuditshme

Ka dhe incidente të tilla, gazetares kroate që po raportonte për situatën e zjarreve i ndodh e papritura!

Gazetarja e televizionit kroat RTL ishte duke reportuar nga Dalmacia për situatën e zjarreve në vend. Por në një moment teksa ajo po qëndronte në këmbë dhe fliste para kamerës, ka përfunduar e lagur nga koka te këmbët. Më saktësisht, teksa ajo ishte duke qëndruar në rrugë e rrethuar nga tymi i dendur dhe duke u përpjekur të raportonte për zjarret, mbi të fluturoi një aeroplan që derdhi ujë drejt zjarreve, por përfundoi duke lagur edhe reporteren. Në përshkrimin e videos shkruhet:

Raportimi në situata emergjente ndonjëherë mund të përfundojë kështu!

Kujtojmë se pas zjarrfikësve të vendosur në stacionet e zjarrfikësve në zonën e Dalmacisë, qëndron një tjetër ditë e vështirë dhe ende nuk janë shuar dy zjarre të mëdha, ai në Tuçepi dhe në Vrsine pranë Trogirit. Në Tuçepi, 306 zjarrfikës me 77 automjete janë përpjekur që nga mbrëma e së martës për të shuar zjarrin në një zonë të hapur, i cili u transportua nga era dhe përfshiu Parkun Natyror Biokovo dhe arriti në Podgora, ku banorët u transferuan nga shtëpitë e tyre në shkollë. Deri më tani në atë zonë janë djegur rreth 400 hektarë bimësi dhe pyje me pisha.