Sport

Juventusi rikthehet te fitorja pas 3 barazimeve radhazi

Juventusi është rikthyer te fitorja pas 3 barazime radhazi në Serinë A. Bardhezinjtë kanë mposhtur Xhenoan me rezultatin e pastër 3-0.

Sulmuesi serb u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën 48′ dhe pas 7 minutash ai dyfishoi shifrat. Konseisao vulosi sfidën në minutën e 90-të.  Vendasit tentuan të reagojnë por Juvja u mbrojt mirë duke mos i lënë hapësira.

Me këtë fitore skuadra e Tiago Motës ngjitet në vendin e parë me 12 pikë.