Showbiz

Justin Bieber po studion për pastor?! Reagon për herë të parë

Kohët e fundit, Justin Bieber ka qendruar larg skandaleve dhe i është dedikuar totalisht bashkëshortes së tij, Hailey Baldwin. Duke nisur që nga këngët që japin mesazhe të thella dhe deri te statuset në rrjetet sociale, ai shpreh besimin e tij në Zot.

Kaq ka mjaftuar që së fundmi të raportohej se ai do të bëhet pastor, por këto ishin vetëm disa thashetheme. Gjithsesi fjalët u përhapën aq shumë sa mbërritën edhe në veshin e këngëtarit. Justin, ka hedhur menjëherë poshtë lajmet se ai është duke u përgatitur të bëhet pastor.

Këngëtari i “Holy” nëpërmjet disa statuseve në mediat sociale, të hënën hodhi poshtë këto pretendime sipas së cilave ai kishte hyrë në ‘Kishën e Hillsong’, pastori i të cilës, Carl Lentz, u përjashtua kohët e fundit pas akuzave të pretenduara për tradhëti bashkëshortore.

Justin shkruante se nuk ka asnjë interes të tillë duke shtuar se ‘Hillsong’ nuk është as kisha e tij. Më tej, ai shkruante se askush nuk ka nevojë për ndërtesa e objekte fetare, sepse “Ne jemi vetë kisha”. Ajo për të cilën kanë nevojë njerëzit është besimi në Zot.