Celebrities Music Showbiz

Justin Bieber paditet për këngën e njohur “10,000 Hours”!

Së fundmi, këngëtari i njohur Justin Bieber dhe Dan+Shay janë paditur për një shkelje të së drejtës së autorit. ‘International Manufacturing Concepts’, ‘Melomega music’ dhe ‘Sound Gems’ paditën këngëtarein dhe dyshen e muzikës country për këngën e tyre “10,000 Hours”. Padia pretendon se Bieber dhe Dan Smyers me Shay Mooney vodhën pjesën kryesore nga kënga e vitit 1973 “The First Time Baby Is A Holiday, ” shkruar fillimisht nga Palmer Rakes dhe Frank Fioravanti.

Padia thekson se kënga nuk u publikua deri në vitin 2014, rreth pesë vjet përpara se të hidhej “10,000 Hours” dhe pretendon se ka ngjashmëri të pagabueshme. Kompanitë, të cilat thonë se zotërojnë këngën, po kërkojnë paratë për dëmshpërblim, dëmshpërblim ligjor, tarifa avokatie dhe një urdhër që parandalon shpërndarjen e mëtejshme të këngës.

Bieber dhe këngëtarët e “Tequila” publikuan këngën në tetor 2019 vetëm katër ditë pasi Bieber u martua me modelen e njohur Hailey Baldwin gjatë një ceremonie fetare në Karolinën e Jugut, ku morën pjesë shumë miq të famshëm, duke përfshirë Smyers dhe Mooney, si dhe Scooter Braun, i cili menaxhon të tre artistët. Në vitin 2021, artistët fituan një çmim Grammy për performancën më të mirë të dyshes/grupit për këngën. Ndërkohë, në vitin 2020, Justin fitoi dy çmime AMA, një çmim iHeartRadio Music dhe një çmim Billboard.

Fituesi i çmimit Grammy, 28-vjeçari Justin Bieber iu bashkua shokut Daniel Caesar në skenë të premten për një performancë surprizë në ditën e hapjes së “Coachella 2022”, mes rikthimit triumfues të eventit pas dy vitesh pushim për shkak të pandemisë COVID-19. Si një ‘dhuratë’ e papritur, Bieber doli pa këmishë dhe me një kapele bejsbolli Phillies për të preformuar.