Celebrities Showbiz

Justin Bieber dhe Hailey bëhen prindër për herë të parë!

Justin dhe Hailey Bieber janë zyrtarisht prindër të një djali! Çifti njoftoi në rrjetet sociale të premten mbrëma se ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë, një djalë të quajtur Jack Blues Bieber. Ky lajm vjen pas një periudhe të gjatë spekulimesh dhe pas njoftimit fillestar të çiftit në maj 2024, kur ata konfirmuan se po prisnin një fëmijë përmes një videoje dhe një serie fotosh në Instagram.

“Mirësevjen në shtëpi Jack Blues Bieber”, ka shkruar këngëtari i “Love Yourself” në Instagram, duke shprehur emocionin e tij për këtë moment të veçantë.

Hailey gjithashtu ndau postimin e Justin në Instagram Story, duke shtuar një arush pelushi dhe emoji me zemër blu, për të festuar ardhjen e djalit të tyre, “🐻💙”.
Ky është hapi i fundit në jetën e çiftit, i cili është martuar që nga viti 2018 dhe tani po shijon rolin e prindërve për herë të parë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber)