Aktori Julian Deda duket se nuk e ka pranuar fitoren e Eglës në Big Brother. Në Post Big Brother VIP, Juli u shpreh se Egla Ceno është banorja që ka abuzuar më shumë me ofendimet ndaj banorëve te tjërë.
Madje ai tha se nëse do kishte përdorur termat e Eglës “je e shqepur”, do ishte edhe në burg.
Ledioni: Në këtë edicion kemi patur dy femra ne finale Heidi Baci edhe Egla Ceno, pse publiku zgjodhi Eglën?
Juli: Publikun më zgjodhi mua, po nëse unë do të përdorja fjalët qe ka përmendur ajo sot do isha në burg, nëse do thoja je e shqepur siç thoshte Egla, para mbrapa poshtë lartë.
Roza: Po, para dhe mbrapa ka thënë.
Gjithashtu, Julian Deda është përplasur me Egla Cenon në ‘Post Big Brother’, duke pretenduar se fitoren ajo e mori nga Dhoma e Bardhë. Juli tha se ajo ‘doli brodhi me makinë nëpër komunë të Parisit’ dhe rikthimi i dha famë. Egla e mohoi duke thënë se ishte të zyrat e psikologes për të kryer testet psikologjike para se të izolohej te dhoma e bardhë.