Celebrities Gossip Showbiz

Julia Fox zbulon se nuk ka kryer marrëdhënie seksuale që nga viti 2021!

Julia Fox ka zbuluar se nuk ka kryer marrëdhënie seksuale që nga viti 2021. “Dy vjet e gjysmë beqare dhe kurrë nuk kam qenë më mirë”.-tha ajo në një deklaratë në rrjetet sociale. Modelja pati një romancë me reperin Kanye ‘Ye’ West nga janari-shkurt 2023, por ajo zbuloi për New York Times shtatorin e kaluar se ishte diçka platonike.

Aktorja ka treguar edhe se si e ka përjetuar dhe si e sheh tani lidhjen që ajo ka pasur me reperin. Në lidhje me këtë ajo është shprehur se:

Nuk dua të njihem thjesht si e dashura e dikujt. E di që jam shumë më tepër se kaq dhe ndihem sikur kjo u ndodh shumë grave në këtë industri. Ato janë po aq të mira sa partneri i tyre ose mund të bëjnë një karrierë të tërë duke qenë partnere të një djali.

Modelja e lindur në Milano, e rritur në Manhattan, ishte e martuar me pilotin privat të Brooklyn, Peter Artemiev për tre vjet deri në divorcin e tyre në vitin 2022 dhe ata janë prindër të djalit tre-vjeçar Valentino.

Ishte tetor 2022 kur Julia deklaroi se: “Nuk kam nevojë që burrat të më pëlqejnë dhe ky është një luks që e kam fituar pasi i kam bërë burrat të më pëlqejnë ose më shohin të tillë, interesante apo tërheqëse për kaq shumë vite”, shpjegoi Fox përmes TikTok. Kështu ishte edhe vitin e kaluar, ndërsa tha për Elle se: “Dua të mbetem vetëm”.

Julia aktualisht prodhon dhe bashkë-prezanton një program televiziv me tetë episode ‘OMG Fashun’ që transmetohet të hënën në E!News përkrah Law Roach. Në këtë reality show janë Phaedra Parks, Violet Chachki, Tommy Dorfman, Pretty Vee, Wisdom Kaye dhe Lauren McCarthy.