Aktorja Julia Fox ka zbuluar se është lesbike. Edhe pse më herët ka qenë e martuar për vite me radhë ajo zbuloi për nuk i pëlqejnë më djemtë.
“Unë kam një pjesë timen gay dhe duhet ta eksploroj më shumë. Mendoj se ish-ët e mi nuk kishin gabuar kur më quajtën lesbike dhe u ankuan se nuk doja të bëja seks me ta”-ka treguar ajo.
Marrëdhënia e Fox me Kanye West zgjati më pak se dy muaj në vitin 2022 mes divorcit të reperit nga Kim Kardashian. Një vit më vonë, në 2023, duke folur për New York Times, aktorja rrëfeu se nuk kishte pasur kurrë marrëdhënie seksuale me West.
Fox zbuloi se nuk ka kryer marrëdhënie seksuale që nga viti 2021. “Dy vjet e gjysmë beqare dhe kurrë nuk kam qenë më mirë”.-tha ajo në një deklaratë në rrjetet sociale. Modelja pati një romancë me reperin Kanye ‘Ye’ West nga janari-shkurt 2023, por ajo zbuloi për New York Times shtatorin e kaluar se ishte diçka platonike.
Aktorja ka treguar edhe se si e ka përjetuar dhe si e sheh tani lidhjen që ajo ka pasur me reperin. Në lidhje me këtë ajo është shprehur se:
Nuk dua të njihem thjesht si e dashura e dikujt. E di që jam shumë më tepër se kaq dhe ndihem sikur kjo u ndodh shumë grave në këtë industri. Ato janë po aq të mira sa partneri i tyre ose mund të bëjnë një karrierë të tërë duke qenë partnere të një djali.