E ftuar sot në “Pardon My French” ishte ish-banorja e “BBV3”, aktorja e njohur Julia Ilirjani. Ajo u shpreh lidhur me projektet që ka në plan, “Big Brother Vip 3”, të bijën e shumë të tjera.
Lidhur me projektin që është duke realizuar, një film dokumentar mbi modën, Julia u shpreh si më poshtë.
Jam rrugës për Selanik, jam duke xhiruar një film dokumentar mbi modën. Xhirimet do të bëhen në Korçë, Gjirokastër dhe në Tepelenë, dhe në Janinë, Selanik dhe Athinë. Është një dëshirë e Elton Ilirjanit, kushëririt tim, është një model pa gjini. Së bashku me producentët që janë amerikanë dhe stilistiët amerikanë, grekë dhe francezë kemi menduar të sjellim modën paksa të përbashkët. Nuk jemi te tradicionalja, por te modernet. Është origjina e kësaj mode te fustanellat, por edhe modelet pa gjini, që janë fundet moderne të frymëzuara nga fustanellat, nga motivet. Kjo është e përbashkëta. Këto kanë qenë fillesat, pastaj rrugës idetë shtohen…
Jo si aktore, por këtë herë Julian do ta shohim në një rol tjetër.
Mendoj që do dalë një dokumentar shumë interesant, xhirimet mbarojnë brenda datës 25 prill. Postproduksioni merr një muaj dhe do të jetë gati për festivale të ndryshme dhe te festivali i Venecias. Unë nuk jam në rolin e aktores, por në rolin e drejtoreshës artsitike, do jap vulën përfundimtare të modeleve me gjithë pamjen, veshjen, flokët, grimin, të gjithë detajet…
Por duket se ky nuk është projekti i vetëm që ka në plan Julia.
Të gjitha projektet jashtë vendit tonë deri tani janë të programuara më përpara. Projektet brenda kombit tonë besoj do filloj punën nga maji, derisa të filloj nuk flas…
Mendoj që në maj do filloj provat për pjesën time si aktore…