Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër. Por, të gjithë janë dakord në një pikë: “Big Brother” nuk lë askënd indiferent.
Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.
Kanë kaluar tashmë mbi 100 ditë nga nisja, teksa finalja e këtij edicioni të “Big Brother” është më 25 maj. Ndërkohë, lufta sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa banorët duan të fitojnë çmimin e madh. E ftuar sot në “Big Brother Radio”, Monika Lubonja komentoi situatat dhe banorët e “BBV3”!
Mes Julit dhe Meritonit, kush shkon në finale sipas saj?!
Të dy për mua janë lojtarë, por them që do shkojë Juli. Por Meritoni ka bërë lojë shumë të fuqishme… Meritonin e shoh finalist dhe i takon.
Fitues sipas saj është…
Deri dje gati 100% mendoja Julin, tani mendoj edhe Romeon sepse në të gjitha presionet që i janë bërë sidomos sa i përket Heidit, ai i ka përbaluar. Ka qenë i vetmi djalë që nuk ka ofenduar gratë. I ka respektuar.