Një ndër konkurrentët më të përfolur e të dashur për publikun, Juli Lala, ka treguar që me hyrjen e tij në emision se ai është një njeri ndryshe.
Me një karakter ndryshe, stil jetese, madje dhe modelin e tij krakteristik të flokëve.
Por mesa duket se edhe Juli ka nevojë për të bërë një ndryshim ‘look-u’, pasi së fundmi ai është shfaqur me flokë të shtrira.
Pamjet janë publikuar nga producentja e ‘Për’puthen’, Olsa Muhameti, e cila i ka befasuar të gjithë me këto foto.
Që prej hyrjes së tij, Juli ka zhvilluar takime të shumta me disa vajza nga programi, por mbetet për t’u parë nëse me këtë ndryshim në pamje, vajzat do të shtohen apo jo…