Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Raporti mes Julit dhe Eglës brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka shumë ulje e ngritje. Teksa në një moment duket se flasin qetë dhe kuptohen me njëri-tjetrin, menjëherë ndryshon gjendja dhe nisin debatet e ashpra dhe me tone të larta. E kështu ka ndodhur edhe mbrëmjen e djeshme, ku madje në një moment Juli i fishkëlleu Eglës.
Juli: Hajt se të tregoj unë ty, po debatove më në këtë shtëpi. Ec vazhdo
Egla: Edhe ti pate nevojë me e bërë këtë?
Juli: Nuk të kthe askush përgjigje
Egla: Edhe ti pate nevojë me bërë kështu gjërash?
Françeska: Po bën si Romeo
Juli: Ça me i thënë tani
Françeska: Kështu bën Romeo
Juli: Është mësuar me Romeon, kështu e do
Visualizza questo post su Instagram
Gjatë një bisede me Heidin, Meritoni ka shprehur mallin dhe dashurinë që ka për Ilnisan. Moderatori i njohur shprehet se i mungon por të paktën ajo ndjehet e lumtur pasi është me vajzën dhe familjarët e saj.